Ish-prokurori Anton Martini ka reaguar pas vendimit të KPA-së që e shkarkoi nga detyra

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje që të shkarkojë nga detyra prokurorin e dosjeve të forta Anton Martini, me argumentin se nuk justifikonte blerjen e një apartamenti me dy kredi, të cilat nuk i ka shlyer akoma. 

Me anë të një mesazhi të shpërndarë prej tij, Martini shprehet se e prishte vendimin për ta larguar nga detyra pasi kishte informacione që po punohej  fort dhe në mënyrë të kamufluar kundër tij. Ai theksoi se shteti e “pushkatoi në mënyrë të pabesë pas 23 vitesh punë në disa nga prokuroritë më të rëndësishme në vend”. 

Anton Martini është prokuror i mbrojtur nga shteti prej 15 vitesh pasi ka hetuar e vënë prapa hekurave anëtarët e bandës së Durrësit dhe para se të shkrihej Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi nën akuzë një nga grupet kriminale më të rrezikshme që vepron në Shkodër “Bajrat”. Duhet theksuar që Martini ishte kandidat për SPAK dhe u rendit i dyti nga KLP për aftësitë profesionale.

Klan News