Një australian e ka dërguar vëllain e tij në aeroportin e Sindeit, i cili supozohet se pa njohurinë e tij, kishte një bombë të krijuar në kushte shtëpiake, por që dukej si një grirëse mishi.

Mjeti kishte cak, fluturimin e Etihad Airways më 15 korrik, mirëpo nuk kaloi në masat e sigurisë së aeroportit.

Duke dhënë detaje për një nga komplotet “më të sofistikuara”, në Australi, policia ka thënë, se dy burrat që janë akuzuar për çështje të terrorizmit, kanë planifikuar edhe ndërtimin e një pajisje të gazit helmues në ambiente publike.

Zëvendëskomanti i Sigurisë Kombëtare, Michael Phelan, ka thënë, se sulmi ka qenë, “i inspiruar dhe drejtuar” nga militantët e Shtetit Islamik.

“Ky është njëri prej komploteve më të sofistikuara që është tentuar ndonjëherë në tokën australiane”, ka thënë Phelan.

Policia ka thënë se dyshon, që njëri nga vëllezërit është pjesëtar i Shtetit Islamik.

Sipas policisë komunikimi në mes të personit të akuzuar dhe Shtetit Islamik, ka filluar në prill.

Duke marrë udhëzime nga ky grup, i akuzuari e ka ndërtuar “pajisjen e improvizuar shpërthyese ”.

Mirëpo, dyshohet që personi që po barte mjetin nuk njohuri për të./REL