Zvicra, shteti më neutral në botë, është angazhuar si ndërmjetës për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës bërthamore mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidentja e Zvicrës Doris Leuthard. Ajo kujton kohën kur trupat zvicerane u vendosën në zonën e demarkacionit midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut kur vendi kishte një periudhë të gjatë krize. Në atë periudhë, Zvicra ndihmoi përmes një diplomacie të gjatë neutrale.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë rolin tonë si ndërmjetës. Tani është koha që fuqitë e mëdha të ulen në një tryezë. Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të marrin përsipër pjesën e tyre të përgjegjësisë”

, tha presidentja zvicerane.

Një ditë më parë, Koreja e Veriut testoi një bombë me hidrogjen, e cila shkaktoi tërmet 6.3 ballë. Ky provokim i radhës nxiti reagimin e ashpër të SHBA-së, Japonisë, Koresë së Jugut dhe vendeve të tjera. Presidenti Trump la të hapur mundësinë e një sulmi ndaj shtetit komunist.

/tvklan.al