Tre studentë me aftësi të kufizuara sollën këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” të vërtetën e hidhur të kushteve me të cilat ata përballen në universitetet tona. Të tre të verbër dhe vetëm me një të punësuar në familje, këta studentë i janë bashkuar protestës duke kërkuar tarifa më të ulëta, ndonëse për ta nuk duhet të kishte fare tarifë.

Një prej tyre tregoi se, i gjendur përballë faktit se në një universitet shtetëror duhet të paguante tarifë të plotë, ai u interesua për bursë në një universitet privat. Vitin e parë, i riu përfitoi bursë të plotë.

“Studioj në një universitet privat. Pasi mbarova gjimnazin u interesova të vazhdoja shkollën në shtetëror për drejtësi. Atje pashë që tarifën unë duhet ta paguaja të plotë dhe u interesova që të merrja ndonjë bursë, në ndonjë universitet privat. Vajta në një kolegj privat dhe atje realisht mu përgjigjën shumë mirë dhe më ndihmuan me bursë vitin e parë, të plotë. “

“Shteti nuk ma dha dhe privati më mbështeti me bursë 100 përqind të plotë.

Më tej studenti tregoi se në familjen e tij punon vetëm e ëma dhe se babain e ka me aftësi të kufizuara

.

Jemi 5 veta në familje, babain e kam me aftësi të kufizuara, vetëm mami punon dhe kam edhe dy vëllezër më të vegjël”.

“Vitin e dytë unë mora gjysmë burse që është diku tek 900 e pak euro, sa do të më shkonte në universitetet shtetëror. Unë dua që të ulet tarifa”.

/tvklan.al