Titullohet “Last Hurrah” dhe rezultoi të jetë një prej klipeve më të nxehta dhe provokuese të Bebe Rexhës.

Klipi e sjell 29- vjeçaren me origjinë shqiptare në disa skena puthjesh me femra e meshkuj, gjatë një nate çmendurie, ku për herë të fundit konsumohet drogë, cigare, alkool për t’ju kthyer më pas normalitetit.

Duke i treguar sërish të gjithëve sa shume e do trupin e saj, Bebe ka guxuar të ekspozojë strijat në të pasme, të cilat shumë vajza i kanë kompleks. E teksa video ka bërë bujë në media, dhe kënga është pëlqyer, babai i Bebes mesa duket nuk u gëzua për suksesin e radhës të së bijës.

Atij nuk i kanë pëlqyer aspak skenat në të cilën e ka Beben në klipin e ri. Vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan se i ati nuk I flet më pasi ka parë projektin e saj të ri “Last Hurrah”.

Mesa duket për një baba shqiptar nuk është dhe aq e lehtë të përshtatet me modernitetin.

Tv Klan