Ekspertët: Ekonomia informale dhe flukset që vijnë nga vendet offshore

Shtimi në sasi të konsiderueshme i qarkullimit të parave në formën e “cash”-it në ekonominë shqiptare pavarësisht masave të marra nga autoritetet për të nxitur përdorimin e industrisë bankare, për ekspertët e ekonomisë vjen si pasojë e ekonomisë informale.

Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria-s, thotë se tipari kryesor që ka sjellë fluks të shtuara të parave të padeklaruara vitet e fundit lidhet me reformën në drejtësi dhe frikën e zbulimit të parave nga agjencitë e huaja ndërkombëtare.

Një tjetër fenonomen i cili ka ndodhur vitet e fundit shpjegon Buxhuku,  ka të bëjë edhe nismat shtrënguese që autoritetet në vendet e Bashkimit Europian kanë marrë për zbulimin e emrave dhe kompanive që fshihen në bankat që funksionojnë në shtetet e parajsave fiskale, siç janë Qipro apo Malta.

Kjo situatë ka krijuar probleme për biznesin e ndershëm, të cilët po gjejnë dita ditës një klimë ekonomike me konkurrencë të deformuar, duke ofruar çmime shitjeje të ulta nën koston reale.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në muajin dhjetor 2019 paraja jashtë korporatave depozituese shkoi në 2.38 miliard euro, duke shënuar një rritje me 6% krahasuar me një vit më parë, më shumë se dyfishin e rritjes ekonomike.

Në vlera monetare paraja “cash” është shtuar me 132 milion euro krahasuar me dhjetorin e 2018-s, duke shënuar rritjen më të madhe në tre vitet e fundit.

Tv Klan