Shoqata kombëtare e Basketbollit, En Bi Ej, nuk ka në plan që të ndërpresë sezonin pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 të basketbollsitëve. Që nga java e shkuar, janë shtyrë shtatë ndeshje, ndërsa 84 basketbollistë nga 20 ekipe i janë nënshtruar protokolleve anti-covid.

Komisioneri i ligës Adam Silver tha se pavarësisht situatës, kampionati do të vazhdojë. Drejtuesit e kishin parashikuar një situatë të tillë dhe se ekipet e sportistët duhet që të mësohen të jetojnë me të.

Ne i kemi parë të githa opsionet, por sinqerisht e kemitë vështirë që të kuptojmë se ëhstë e kigjikshme që ta ndëpresim sezonin menjëherë. Duke aprë shtimine rateve në end, mendoj se po shkojmë aty ku ne e kishim parashikuar disa muaj më parë. Ky virus nuk do të zhduket menjëherë, kështu që duhet të mësojmë të jetojmë me të.

Drejtuesit e En Bi Ej-it kanë vendosur që të lejojnë ekipet që të nënshkruajnë për një periudhë kohore të shkurtër me basketbollistë të tjerë, në mënyrë që të shmangin shtyrjet e shumta të takimeve.

Bruklin Nets kanë 10 lojtarë te izoluar, ndërsa kanë thirrur Airving të pavaksinuar, si lojtar me kohë të pjesshme.

Sipas NBA, 97% e basketbollistëve i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Ndërkohë që 90% e rasteve të të infektuarve janë me variantin Omikron.

Klan News