Një grua është arrestuar së fundmi në Argjentinë, pasi policia arriti të zbulonte shtatzëninë e rreme.

Oficerët kontrolluan gruan, pasi gjetën dy pako marijuanë në një qese të zezë që i përkiste partnerit të saj që e shoqëronte gjatë udhëtimit.

Gjatë kontrollit, u zbulua se gruaja kishte krijuar një “bark të rremë” me 15 pako kanabisi dhe nuk ishte aspak shtatzënë.

Ata u arrestuan në një pikë kontrolli policor në zonën e njohur si Valle de Uco, që është afër kufirit të Argjentinës me Kilin, pasi u zbulua se kishin fshehur 4 kilogramë kanabis. Mendohet se ata ishin drejtuar drejt qytetit Santa Oliva. /tvklan.al