Mjeku alergolog: Japin alergji shumë të forta dhe pas largimit të tyre, banesa do mbi 6 muaj që të pastrohet

Veç alergjive stinore nga polenet, shqetësim janë edhe alergjitë nga kafshët shtëpiake. Trendi për të mbajtur qen apo mace në shtëpi

sipas mjekut alergolog, Mehmet Hoxha ka sjellë një rritje të alergjive nga këto kafshë në të gjitha grupmoshat.

“Kemi problem nga macja dhe nga qeni dhe japin alergji te forta. Në botë është kasotri. Kafsha tjetër që shkakton alergji është kali dhe lepuri por kontakti duhet të jetë shumë i ngushtë.”

Mjeku alergolog thotë se nëse një pacienti nga provat e alergjisë rezulton se është alergjik nga qeni apo nga macja, duhet që kafsha të largohet urgjentisht nga banesa.

Sëmundjet alergjike në vend janë shtuar ndjeshëm, sipas studimeve të fundit rreth 15% e popullsisë në vend vuan nga një sëmundje e tillë, ose thënë ndryshe 1 në 7 persona.

Klan News