Sot janë rreth 620 lloje drogërash në qarkullim, shumica të prodhuara në mënyrë sintetike. Në Shqipëri ende nuk ka një përhapje masive të tyre, por mjekët toksikologë nuk përjashtojnë përdorimin në rastet e ekzaminuara. Por identifikimi i llojit të drogës është i vështirë për shkak se jo të gjithë njihen në Shqipëri.

Edhe pasojat që sjellin tek përdoruesit janë të ndryshme nga ato të drogave të zakonshme.

Numri i përdoruesve të drogës po shënon rritje ndërsa ka tendencë të uljes së moshës, duke eksperimentuar me kanabisin kryesisht që në moshën 12-vjeçare. Ulja e moshës sipas mjekes Gashi sjell varësi më të theksuar, duke rritur dozën ditore dhe duke ekperimentuar me substanca edhe më të forta. Droga më e përdorur aktualisht është heroina.

Në përpjekje për t’i shpëtuar varësisë, çdo ditë të rinjtë i drejtohen pavionit të toksikologjisë.

Burimi: Klan Plus