Dy stacione policiore janë shtuar në veri të Kosovës, me qëllim që të parandalohen veprat kriminale.

Dy pikat e reja që janë hapur në Leshak dhe në Soçanicë të Leposaviqit, janë bërë me kërkesë së Policisë së Kosovës, nga Stacioni i Policisë në Leposaviq, raporton Klan Kosova.

Lidhur më këtë vetë komandati i Stacionit të Policisë në Leposaviq, Dragan Stefanoviq, është shrehur: “Vetëm prania e zyrtarëve policorë do të ndikojë në mënyrë preventive kundër akteve kriminale dhe veprave të tjera kriminale dhe gjithashtu në një mënyrë do të jenë më afër qytetarëve, që qytetarët të mund t’i drejtohen Policisë në çdo moment, në Leshak dhe në Soçanicë, pa nevojën që të shkojnë në Stacionin e Policisë në Leposaviq”.

Gjithashtu dhe zv.drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, kapiten Besim Hoti është i mendimit se  dhe stacionet e reja policore do të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve.

“Mund të them se një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit të Policisë me administratën komunale janë hapja e këtyre stacioneve policore. Kjo në radhë të parë tregon për respektin e komunës dhe kryetarit ndaj qytetarëve dhe institucionit të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të ndikojmë në përmirësimin e situatës së sigurisë në komunën e Leposaviqit dhe në komunat tjera”, ka thënë kapiten Hoti./tvklan.al