Shtohen fëmijët obezë

Posta

Shtohen fëmijët obezë

17:27 12/10/2019

Mjekët: Po rritet numri i të prekurve nga diabeti

Mungesa e aktivitetit fizik tek të rritur e fëmijë dhe kequshqyerja janë kambanë alarmi për rritjen e obezitetit në shoqërinë shqiptare. Sipas studimit të fundit të ISHP, rreth 20  % e fëmijëve 8-9 vjeç janë mbipeshë dhe 10 % e tyre obezë.

Sipas bluzave të bardha, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik janë shkaktarët kryesore të mbipeshës. Mema thotë se mbipesha tek fëmijët po shkakton probleme shëndetësore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i njerëzve obezë po rritet nga viti në vit. Në total, në botë ai arrin  rreth 2.1 miliardë, apo 35 % e popullsisë. Sipas ekspertëve, obeziteti është një nga shkaqet kryesore të shumë sëmundjeve të zemrës, mëlçisë dhe diabetit.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT