Reparti Special në Policinë e Shtetit dhe agjentë të krimeve kanë marrë në mbrojtje gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Saida Dollani.

Ajo është një nga anëtaret e trupit gjykues që ka në dorë çështjen e Emiliano Shullazit dhe grupit të tij.

Zyrtarisht nuk sqarohet nëse ajo ka marrë kërcënime por shtimi i ruajtjes për të vjen në një fazë mjaft të rëndësishme për procesin gjyqësor.

Në seancën e datës 2 Maj dha dorëheqjen nga trupa gjyqtarja Nure Dreni për shkak të konfliktit te interesit.

Për situatën e krijuar, Gjykata i ka dërguar shkresë Këshillit te Lartë gjyqësor që të delegojë gjyqtarë nga rrethet pasi ata të Apelit te Krimeve të rënda janë konsumuar. Emiljano Shullazi dhe katër bashkëpunëtorët e tij u dënuan nga Gjykata e Shkallës së parë me 55 vite burg.

Tv Klan