Veliaj: Palestrat do të shfrytëzohen edhe pas mësimit

Të tjera mjedise sportive do t’i shtohen shkollave të Tiranës për të gjithë të rinjtë e kryeqytetit që duan të merren me sport.

Gjatë kampionatit të mini – futbollit për fëmijë, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me ambasadën e Katarit, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se palestrat do të shërbejnë edhe si hapësira për kurse sportive pas mësimit.  

“Një ndër gjërat që do bëjmë këtë vit është se përveç 62 palestrave, do hapim edhe 38 palestra të tjera për pas mësimit, që të përdoren nga kurset sportive”

Mini-kampionati i futbollit do t’i përfshijë djemtë dhe vajzat.

“Ne kemi filluar një traditë, e filluam vjet me një mini-kampionat. Tani kampionati është pak më i madh, e gjithë Shqipëria do ju ketë zili sepse ju jeni të parët që keni luajtur me topat zyrtarë të kampionatit botëror të futbollit ‘Katar2022’”

Projekti i Bashkisë së Tiranës për hapjen e palestrave nëpër shkollat e kryeqytetit do të shtrihet në të gjitha institucionet arsimore.

Tv Klan