Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Vitin e kaluar qyteti i Lushnjes ka pasur një numër të madh ndërtimesh pa leje, të cilat kanë dëmtuar urbanistikën e këtij qyteti. Ndërtimet pa leje janë më të përhapura në lagjet “Gafurr Muço” e “Loni Dhamo”. Sipas specialistëve të urbanistikës, kjo ka ardhur nga mosfunksionimi prej 8 muajsh i Këshillit të Rregullimit të Territorit.

Për të penguar këtë fluks të ndërtimeve pa leje, Bashkia e Lushnjes, ka vendosur që për një periudhë gjashtë mujore, të mos aprovohet asnjë leje ndërtimi. Ndërtimet pa leje në Lushnje, kanë kufizuar së tepërmi sipërfaqet e gjelbra dhe këndet e lojërave për fëmijë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame