Shtohen ngacmimet seksuale

Shtohen ngacmimet seksuale

09:00 19/11/2019

Fenomeni i përhapur, por ende denoncohet pak

Minimalisht çdo ditë dhunohen 10 gra. Të dhënat e policisë tregojnë se gjatë vitit 2018 janë dëmtuar nga dhuna në familje 3690 gra dhe vajza.

Ndërsa në 8 muajt e parë të këtij viti janë raportuar 3184 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe 1,924 kërkesë padi për urdhër-mbrojtje. Shqetësuese janë edhe ngacmimet dhe abuzimet seksuale, por ato raportohen shumë më pak.

Dhuna dhe ngacmimet sekuale në vendin tonë kanë qenë edhe në fokusin e samitit të dytë të vajzave të zhvilluar nga rrjeti kombëtar për të rinjtë në Shqipëri.

Ngacmimet seksuale, një fenomen që ende nuk kanë marrë vëmendjen e duhur për t’u denoncuar publikisht, pranohen nga shumë qytetarë si realitet.

Ngacmimet në rrugë dhe mjedise të tjera, veçanërisht në mjetet e transportit publik, janë shumë të përhapura dhe janë shndërruar në shqetësim për gratë dhe vajzat.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi