Filipçe: Jemi të mobilizuar tërësisht

Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat në Shkup janë pranuar 40 pacientë të rinj me COVID-19. Janë gjithsej 347 pacientë që trajtohen në Repartet Infektive të Shkupit. Pjesa më e madhe e tyre trajtohen me oksigjeno-terapi.

Megjithatë akoma është më i madh numri i pranimeve. Në klinikat e Shkupit, në qendrën klinike janë siguruar shtretër spitalorë në më shumë reparte interne, është mobilizuar tërësisht, e gjithë ndërtesa e klinikave interne është e gatshme të pranojë pacientë, në këtë moment ka rreth 100-120 shtretër me kuadër që mund të kujdesen në çdo moment për pacientët”.

I pyetur lidhur me reagimet pas paralajmërimeve që nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë të kryejnë pjesën praktike me pacientët e infektuar, Filipçe tha se pas reagimeve të tilla po komunikojnë me drejtoreshën e shkollës dhe prindërit e disa nxënësve dhe vendim do të ketë në disa ditët e ardhshme

Dje gjatë ditës arritën reagimet, biseduam edhe disa herë me një pjesë të prindërve edhe me drejtoreshën e shkollës së mesme të mjekësisë , një prej opsioneve është të kyçen dhe të mbështetet puna në repartet ku nuk trajtohen pacientët me Kovid 19, që motrat medicinale më me përvojë të merren me pacientët me KOVID. Gjithsesi në disa ditët e ardhshme do të sillet vendim definitiv.”

Ndërkohë, Specialisti i Mjekësisë Interne Shukri Fazliji 49 vjecar, si pasojë e COVID-1,  ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup. Ai ishte I punësuar në Repartin Intern të Spitalit të Kumanovës. Është ky rasti I dytë që një mjek në Spitalin e Kumanovës humb betejën me koronavirusin. Para një muaji kishte ndërruar jetë edhe një kirurg.

Sipas njoftimeve të autoriteteve të shëndetësisë deri më tani 1527 punonjës shëndetësor janë infektuar me COVID-19, prej të cilëve 12 kanë ndërruar jetë. 

Komisioni për Sëmundje Infektive në takimin e së Hënës do të vendos nëse ka nevojë për masa tjera shtrënguese. Do të pritet efekti i masave që janë në fuqi – thanë autoritetet e shëndetësisë.

Tv Klan