Mjekët: 158 të trajtuar vetëm në fundjavë

Mos dezinfektimi i bregdetit të Vlorës gjatë këtij viti nuk ka kaluar pa u reflektuar tek pushuesit. Sanie Çoba, mjeke në qendrën shëndetësore verore në Plazhin e Vjetër, thotë se problemet kryesore për të cilat pushuesit kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë ato gastrointestinale, kryesisht tek fëmijët, por edhe helmimet prej pickimit nga insekte.

Gjithashtu të shpeshta kanë qenë dermatitet alergjike nga mushkonjat.

“Dy ditët e fundit kemi patur raste që kanë dominuar problemet grastointestinale por nuk janë përjashtuar problemet nga pickimet nga insektet, mizave dhe grenzave. Kemi pas edhe një reaksion të rëndë me edeme te laringut me marrje fryme’.

Fundjava që lamë pas qendra shëndetësore në plazhin e vjetër ka trajtuar 158 pushues, mes të cilëve 17 ishin të huaj.  Në Vlorë, gjatë sezonit veror në shërbim të qytetarëve janë në funksion 5 qendra shëndetësore, të cilat operojnë 24 orë.

Tv Klan