Një planet rreth 2 herë më i madh se Toka, jashtë sistemit tonë diellor, është potencialisht i banueshëm. Mendohet se ekziston një oqean i mbushur me ujë në gjendje të lëngshme dhe atmosfera e tij është e pasur me hidrogjen.

Ai ndodhet 124 vite dritë larg nesh, në një zonë që etiketohet si potencialisht e banueshme dhe u zbuluar në vitin 2019, duke e quajtur K2-18b. Hipotezat ishin të shumta, edhe për praninë e ujit, por pas disa muajsh studime të mëtejshme, një grup astronomësh i Universitetit Cambridge, kanë arritur në konkluzionin se hidrogjeni përbën 6% të masës total të planetit.

Të dhënat sugjerojnë edhe skenarin që është vërtet e mundur që poshtë atmosferës të gjendet një oqean me ujë dhe me presion e temperaturë të ngjashme me ato në tokë. Sipas autorëve të studimit, kjo e zgjat listën e planetëve që duhen vëzhguar me më tepër interes, pasi mundësitë për jetën, sipas modelit tonë, mund të jenë vërtet të larta. Dhe sipas tyre, K2-18b është mjaft i ngjashëm me Neptunin, duke e etiketuar më tepër si një mini-Neptun.

Klan Plus