Shtohen rastet e abuzimeve seksuale

Shtohen rastet e abuzimeve seksuale

23:28 16/10/2020

Rastet e abuzimit seksual me të mitur janë shtuar në masë. Ditën e sotme, policia e Dibrës ka vënë në pranga një 53-vjeçar. Ai ishte kallëzuar nga familjarët e një vajze 14-vjeçare, pasi e kishte ngacmuar seksualisht. 53-vjeçari dhe adoleshentja janë fqinj dhe të afërm me njëri-tjetrin. Falë denoncimit në kohë dhe veprimeve të shpejta policore, është mundur të parandalohet mundësia për marrëdhënie seksuale.

Gjykata e Lushnjës ka lënë në burg 67-vjeçarin i cili kreu marrëdhënie seksuale të përsëritur me mbesën e tij 13-vjeçare. Aktet e turpshme kryheshin në shtëpinë e të moshuarit, sa herë që mbesa shkonte për ta vizituar. Ata ishin edhe fqinjë me njëri-tjetrin. 67-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat e bëra ndaj tij, duke thënë se ngjarja është një trillim për t’i dëmtuar imazhin. Megjithatë një thënie e tillë nuk ka mjaftuar për të bindur togat e zeza, të cilët kanë thënë se kanë prova të mjaftueshme që e implikojnë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërsa të dielën një tjetër rast flagrant u regjistrua në Tiranë. Specialistët e Komisariatit Numër 3 ndaluan një 25-vjeçar. Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të bërë nga një vajzë e mitur, me pretendimin se i riu kishte kryer sistematikisht marrëdhënie seksuale me dhunë. 25-vjeçari u la më pas në burg, pasi provat për veprën që akuzohej ishin të mjaftueshme të siguruara nga 14-vjeçarja.

Klan Plus





Të ngjashme