Nina: Jo vetëm në Tetor, por gjatë gjithë vitit duhet kujdes për këto probleme

Çdo vit në Tetor specialistët risjellin në vëmendje më shumë se kurrë sëmundjet kancerogjene, pasi kjo periudhë shërben si muaj ndërgjegjësimi për luftën ndaj kancerit të gjirit.

Sipas mjekut Helidon Nina, më shpesh ndeshet kanceri i pulmonit te burrat, ndërsa ai i gjirit tek gratë, por dhe ai i lëkurës ka pësuar shtim rastesh vitet e fundit.

“Në qoftë se flasim për kancerët më të shpeshta, pulmoni është kryesisht tek meshkujt, por tëdyja gjinitë preken, kurse për kancerin e gjirit kemi përgjithësisht femrat, por 2% janë edhe meshkujt. Ajo që është parë që ne kemi një rritje të nurmit është kanceri I lëkurës, ku futen të gjitha llojet e kancerave që ka lëkura. Kuptohet që këtu ka të bëjë edhe ekspozimi solar”.

Specialisti Helidon Nina në studion e Klan News u shpreh se vitet e fundit shifrat e pacienteve që janë diagnostikuar me kancerin e gjirit kanë qenë të qëndrueshme.

“Kemi qenë te 710-718 raste kuptohet për këto vitet e fundit. 2020 akoma nuk ka dalë, sipas të dhënave të ISHP, por pak a shumë presim që të kemi të njëjtin trend”.

Ata rekomandojnë se në rastet kur dikush ka një të afërm të prekur nga tumoret, është e rëndësishme të bëjnë një konsultë me mjekun për të parë gjendjen shëndetësore.

“Është mjeku që merret dhe organizon gjithë pemën gjenealogjike të këtij individi dhe kërkon testet që janë të nevojshme dhe nga ëbrja e testeve gjenetike shihet predispozita për të mbajtur mutacionit gjenetik dhe që gjatë jetës pacienti mund të zhvillojë kancer gjiri”.

Ndër të tjera mjekët shprehen se të gjitha vajzat pas moshës 20-vjeçare është mire të kryejnë një vizitë në mënyrë që të identifikojnë sëmundjen në fazat e hershme.

Klan News