17 raste të reja në 24 orë, shtohen të shtruarit në spital

Për herë të parë, Kamza futet në zonat e kuqe me raste të reja të Covid-19. Nga 17 rastet e reja, një është vatër e re është në këtë qytet.  

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare”.

Numri i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 820.

“11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID-19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren”.

Krahasuar me një ditë më parë, edhe numri i personave të hospitalizuar është rritur, nga 34 që po merrnin ndihmë mjekësore.

“Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive”.

Fatmirësisht 70 % e të prekurve janë shëruar.

“Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID-19”.

Tirana, Kruja dhe Shkodra janë tre qytetet me numrin më të lartë të personave të infektuar aktivë në vendin tonë.

Tv Klan