Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ky është fshati Neviçisht, vetëm pesë kilometra larg qytetit të Korçës, ku një pjesë e banorëve janë prekur dhe vuajnë nga sëmundja e brucelozës. Sëmundja ka prekur 6 familje, ku 13 persona paraqesin simptoma të tilla si temperaturë e lartë, dhimbje dhe dëmtime të kyçeve, dobësi e organizmit, deri në paralizë të plotë.

Drejtuesit e shëndetësisë në rrethin e Korçës thonë, se kjo sëmundje është e ardhur nga emigrantët shqiptarë, të cilët kanë punuar si barinj në Greqi. Por vetë banorët e këtij fshati dëshmojnë se bruceloza ekziston edhe në tufat e bagëtive të tyre. Vitin e kaluar numri i personave të shtruar me brucelozë në këtë rreth, arriti në 60, ndërsa fillimi i këtij viti është edhe më tronditës pasi dëshmon raste, ku të prekur nga kjo sëmundje janë edhe banorë të qytetit./tvklan.al