Shitjet e automjeteve elektrike kohët e fundit sa vijnë dhe rriten. Në Bashkimin Evropian në tremujorin e tretë të këtij viti një në pesë makina që është shitur ka qenë elektrike.

Të dhënat janë publikuar nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve, e cila përfaqëson prodhuesit kryesorë evropianë të makinave, kamionëve, furgonëve dhe autobusëve.

Sipas kësaj shoqate shitjet e modeleve elektrike dhe ato hibride në të gjithë Bashkimin Evropian kanë arritur në gati 20% të tregut.

Shitjet e automjeteve elektrike me bateri u rritën me gati 57%, ndërsa modelet hibride u rritën gati 43%, krahasuar me muajt e shkuar.

Sipas statistikave kjo rritje është e ngadalshme, krahasuar me një vit më parë kur blerjet e makinave elektrike u trefishuan./tvklan.al