Covid-19 ka sjellë një rritje të numrit të infektimeve të fëmijëve. Sipas burimeve, pranë shërbimit infektiv të pediatrisë po bëhet gati hapja e një tjetër pavioni pasi ai aktual është plot. Ky pavion ka në total 15 shtretër dhe të gjitha janë të zëna.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar që javën e kaluar se ka një rritje të madhe të infektimeve në moshat pediatrike, pasi rritjen më të madhe të rasteve e ka grupmosha 0-15 vjeç. Ndërkohë që në rritje sipas tyre janë edhe hospitalizimet në moshën 0 deri në 4 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se 95% e infektimeve në vendin tonë janë me variantin ‘Omicron’. Te fëmijët është e paqartë se kush është shkaktari i rritjes së numrit të të shtruarve në spital, varianti ‘Delta’ apo ‘Omicron’./tvklan.al