14 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

14 raste të reja janë evidentuar nga epidemiologët gjatë 24 orëve ne vendin tonë. Shumica janë në Tiranë, kontakte të personave pozitivë.

“Janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës. Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19”.

Është rritur edhe numri i të hospitalizuarve në Spitalin Infektiv.

“Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar”.

Që prej 8 Marsit, numri total i të prekurve ka arritur në 1246 persona, 75 % e tyre janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë”.

7% e personelit shëndetësor ka rezultuar pozitiv nga testimi serologjik.

Tv Klan