Specialistët: Tek 1 në 10 persona në vend ndeshet ky problem shëndetësor

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave po rriten. Specialistët shprehen se 1 në 10 persona kanë probleme me veshkat deri në humbje të funksionit të tyre. Mjekja nefrologe Marsida Duli rendit disa faktorë që ndikojnë.

“Sa vjen e po rritet numri i pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave. Nga studimet e fundit përllogaritet se 1 nga 10 pacientë në botë, por njëkohësisht dhe në Shqipëri. Pra, jemi përballë një pandemie të sëmundjeve të veshkave.”

Ushqimet e ndryshme dhe sasia e tepërt e kripës kanë ndikim edhe më negativ tek ky problem.

“Dieta mesdhetare që aplikohet në vendin tonë nuk është një faktor përmirësues i këtyre shifrave alarmante.Sasia e tepërt e kripërave, yndyrnave ndikon negativisht. Mbipesha ndikon në sëmundjet e veshkave.”

Specialistët rekomadojnë kryerjen e kontrolleve të shpeshta që problemet të kapën në stadin fillestar.

“Mjafton një analizë urine, një gjak komplet apo një eko sepse këto lloj sëmundjesh janë të heshtura.”

Sipas të dhënave në të gjithë Shqipërinë gjatë 2022 rezultuan mbi 1,300 pacientë në hemodializë dhe 38 në dializë peritoneale.

Klan News