Shtohen të shtruarit në spitalet Covid



Shtohen të shtruarit në spitalet Covid

15:22 01/08/2020

Krahasuar me një ditë më parë, më shumë pacientë në reanimacion dhe intubim

Rritet sërish numri i të shtruarve në spital. Sipas të dhënave të siguruar nga Televizioni Klan është rritur edhe numri i pacientëve në reanimacion dhe atyre të intubuar.

Të shtunën në dy spitalet Covid rezultojnë të shtruara 119 pacientë, prej tyre 18 janë në terapi intensive dhe 6 në intubim.

Një ditë më parë në dy spitalet Covid rezultonin të shtruar 115 pacientë dhe prej tyre 16 ishin në terapi intensive dhe 5 në intubim.

Nisur nga përkeqësimi i situatës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektimin e masave anti-covid, mbajtjen e maskës dhe distancës fizike.

Tv Klan




Të ngjashme