Specialistët: Shkak ushqimet pa cilësi, duhani dhe alkooli

Viti 2018 ka shënuar një rritje të numrit të vdekjeve nga tumoret me 1.4% , në krahasim me vitin 2017. Në total gjatë 2018 kanë humbur jetën nga kanceri 3 695 persona. Por cilat janë arsyet dhe shkaktarët e këtyre sëmundjeve?

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave “Tumoret” zënë 16,9 % të vdekjeve, duke u renditur si grupi i dytë kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare.  Veç moshës së tretë, kanceri shënon 40 %  të numrit të vdekjeve në grupmoshën 40-60 vjeç.

Peshën më të madhe e zënë vdekjet nga tumoret e aparatit të tretjes, me 34,5 %, ndërsa ato të aparatit të frymëmarrjes përbëjnë 24,1 % të rasteve.  Por çfarë do të thotë kjo për ekspertin e shëndetiti publik, Alban Ylli?

Diagnostikimi i rasteve të reja me kancer çdo vit po vjen në rritje, sipas Yllit kjo edhe për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Për vitin që lamë pas janë regjistruar në total 21.804 vdekje.

Klan Plus