Vendet ballkanike dhe Italia janë në situatë emergjence nga virusi AH1N1. Situatë problematike shfaqet në Rumani ku është thelluar në 72 bilanci i të vdekurve.

Tre persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit në këtë vend që ka shpallur gjendjen e epidemisë.

Viktima janë regjistruar edhe në Itali, Kroaci, Bosnje, Greqi, Mal të Zi e Bullgari.

Edhe autoritetet në Marok flasin për 11 të vdekur nga ky virus. Shifra totale e viktimave në këto vende ka arritur në 224.

Tv Klan