Vazhdon të shtohet numri i të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se këtë të diel kanë ndërruar jetë dy persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në gjashtë.

Sipas ministrit bëhet fjalë për një 91-vjeçar dhe një 31-vjeçar. Numri i personave të konfirmuar pozitiv në 24 orët e fundit më Maqedoninë e Veriut është 16.

“Në klinikën për sëmundje infektive, ndërruan jetë dy persona, një pacient 91-vjeçar dhe një 31-vjeçar. Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 16, derisa në total numri shkon në 257”, tha ministri./tvklan.al