Një ditë më parë Elon Musk dha lajmin se kompania e tij për makina elektrike “Tesla” është pranuar në projektin S&P 500. Ky është suksesi i radhës që korr Musk pas dërgimit të katër astronautëve në hapësirë nga raketa e tij SpaceX.

Dhe siç duket, testimi pozitiv për COVID-19 nuk e ndaloi atë, pasi ai është rrugës për t’u bërë personi i tretë më i pasur në botë.

Të ardhurat e Teslës u rritën me 14%, dhe duke qenë se Musk zotëron 20% të aksioneve, pasuria e tij u shtua me 117.5 miliardë Dollarë, me një rritje vjetore prej 9 miliardë Dollarë.

Tashmë Tesla do futet në tregun S&P 500 në 21 Dhjetor të këtij viti. Dhe do të jetë një nga indekset më të mëdha të futura ndonjëherë në Amerikë, me vlerë tregu mbi 400 miliardë Dollarë. Pritshmëria e Teslës është të shesë rreth 500,000 makina këtë vit. /tvklan.al