Sulmuesi humbet Europianin, bën Suedinë me dhimbje koke

Zlatan Ibrahimovic sa afër aq edhe larg Euro 2020. Sulmuesi i Milanit u rikthye në skuadrën kombëtares të Suedisë pas shumë vitesh pensionim, por një dëmtim në gju bëri që prania e tij të vihej në dyshim.

Trajneri i Suedisë, Andersson e hoqi nga lista e të grumbulluara, gjithmonë me një sy nga situata e rikuperimit të Ibras. 39-vjeçari ka nisur punën për t’u rehabilizuar, por duket se situata nuk është në favorin e tij.

Ibrahimovic ka humbur shumë nga forma që e mbylli sezonin me kuqezinjtë. Pesimizmi është rritur dhe bashkë me të edhe gjasat e operacionit. Një ndërhyrje kirurgjikale artroskopike për të kontrolluar situatën e gjurit dhe që do i shërbente për të qenë i gatshëm për sezonin e ri që do nisë në fundin e Gushtit.  

Veprim ky që do shtonte dhimbjet e kokës për Suedinë që garon në grupin E së bashku me Poloninë, Sllovakinë e Spanjën. Pikërisht përballë La Roha, kombëtarja suedeze do e nis udhëtimin në Euro 2020.

Klan News