AMF: Ka një rritje me 10.9%

Numri i shqiptarëve që investojnë në një pension privat për të krijuar siguri financiare gjatë pleqërisë ka ardhur në rritje.

Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se numri i kontribuesve për periudhën Janar – Qershor 2022 arriti në 35,700, duke shënuar një rritje prej 10.9% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021.

Fondeve private të pensioneve u janë shtuar rreth 2200 kontribues në gjysmën e parë të vitit. Edhe pse është një rritje e konsiderueshme në krahasim me vitet e tjera, numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është afërsisht sa 2.8% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, çka tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve.

Sipas te dhënave nga AMF për tregun e pensioneve private vullnetare ka një total asetesh neto prej më shumë se 5.13 miliardë Lekë, ose mbi 43 milionë Euro, një rritje kjo prej 542 milionë Lekë ose11.83% krahasuar me vitin 2021. Gjatë periudhës Janar-Qershor 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.

Tv Klan