23 milionë aplikantë për 3 milionë vende

Pritej që kërkesa të ishte e madhe por jo në këto përmasa.

Fifa njoftoi se në publikimin e valës së dytë të biletave të botërorit, kërkesat janë të jashtëzakonshme.

23,5 milionë persona nga e gjithë bota kanë aplikuar për bileta për ndeshjet e Katar 2022 që do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

Shifra mbreslënëse, veçanërisht pasi vetëm 3 milionë vende do të jenë përfundimisht të disponueshme gjatë gjithë garës për kupën e botës.

Për të renditur aplikantët do të bëhet shorti nga data 31 maj.

Ndërsa shumë tifozë të kombëtareve të ndryshme kanë provuar fatin por gjasat janë që do të ketë disa të zhgënjyer.

Kërkesat më të mëdha kanë ardhur nga Anglia, Arabia Saudite, Argjentina, Brazili, SHBA, Franca, Meksika dhe vetë Katari.

Sipas FIFA janë ndeshjet e Argjentinës që kanë kërkesat më të mëdha për bileta, mesa duket tifozët duan të shijojnë magjinë e Lionel Messi në botërorin e tij të fundit.

Në fazën e parë u shitën 804 mijië bileta për 17 milionë aplikantë.

Kërkesat janë vërtetë në numër të madh, por ka ankesa për çmimin e tyre të paktën për ndeshjen finale.

Rezulton se biletat për ndeshjen e fundit do të kushtojnë 30% më shtrenjtë se në Rusi, ndërkaq çmiment e akomodimit duhet të jetë shumë i shtrenjtë se katër vite më parë./Tv Klan