Shtohet kontrolli në grupet e bisedave në WhatsApp

Shtohet kontrolli në grupet e bisedave në WhatsApp

19:15 22/03/2023

WhatsApp  ka njoftuar opsione të reja që do të lehtësojnë gjetjen dhe menaxhimin e grupeve. Administratorët e grupeve mund të miratojnë se kush mundet ose jo të hyjë në bisedë nëpërmjet një ftese në formë linku.

Kjo u jep atyre më shumë kontroll mbi privatësinë dhe sigurinë e grupit. Aplikacioni rekomandon që administratorët t’ua dërgojnë linkun vetëm personave të besuar sepse kushdo që ka akses tek URL-ja e gjeneruar mund të futet në grup.

Një tjetër opsion është se mund të gjeni grupet e përbashkëta që ndani me një kontakt.

Kur kërkoni kontaktin, numri i grupeve të përbashëta do të shfaqet poshtë emrit të tyre. Kjo mund të jetë e dobishme kur nuk arrini të kujtoni emrin e grupit në të cilin bëni pjesë.

Opsionet e reja lidhen me WhatsApp Communities, që në fakt është një bisedë në grup e krijuar për të suportuar 5000 pjesëmarrës që i përkasin grupeve të ndryshme si organizata apo shkolla dhe që i  bashkon një temë e përbashkët.

WhatsApp po shton edhe shenjuesin e mesazheve për bisedat në grup në mënyrë që të theksohet një temë e rëndësishme. Mesazhi i shenjuar do të shfaqet në krye të bisedës, i shoqëruar me ikonën përkatëse.

Veç kësaj, platforma po teston sondazhet ku mund të zgjidhet një alternativë e vetme./tvklan.al





Të ngjashme