Ka shkuar në 5 numri i viktimave në Greqi.

Mediat greke raportojnë se ka humbur betejën me koronavirusin një tjetër person i infektuar, ndërsa janë konfirmuar edhe 35 raste të reja të infektuarish në 24 orët e fundit.

Vdekja e pacientit tjetër u njoftua nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.

Deri më tani numri totali i të infektuarve në Greqi ka shkuar në 387, ndërsa ka nisur aplikimi i masave drastike, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe një serë masash të tjera në përpjekje për të parandaluar shtimin e të prekurve. / tvklan.al