Përkeqësohet situata në Spitalin Infektiv

Shkon në 76 numri I viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. 2 persona të tjera humbën jetën në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit.

“Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv”.

Është përkeqësuar situata edhe në Spitalin Infektiv ku çdo ditë ka të shtruar të rinj.

“Aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë”.

Në 24 orët e fundit janë kryer 392 testime nga të cilët 74 kanë rezultuar pozitivë numrin më të madh të të cilëve e ka Tirana. Numrin më të madh të të prekurve aktivë e kanë Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Vlora. 20 të prekur janë shëruar në 24 orët e fundit.

Tv Klan