Një grua zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 2 muaj para se të lindte, pasi mendonte se thjesht kishte shtuar për shkak të keq ushqyerjes.

Zasha Whiteaway-Wilkinson kishte shtuar 11 kg për 6 javë, por fajësoi stilin e saj të jetesës. 24-vjeçarja tha se hante vetëm “mbeturina të mirëfillta” pas shpërnguljes nga shtëpia dhe kishte shqetësime. Por ngeli pa fjalë kur mjeku i tha se ishte 7-muajshe shtatzënë.

24-vjeçarja rrëfeu historinë e saj:

“Keni dëgjuar ndonjëherë për gratë që nuk e kanë idenë që janë shtatzënë? Dhe gjithmonë keni menduar: ‘Si mund të mos e dijë?’ Kështu mendoja dhe unë, derisa më ndodhi vetë.

Mësova për shtatzëninë time një muaj para ditëlindjes sime të 21-të. Së fundmi kisha pranuar një punë si asistente e administratorit në një kompani inxhinierie. Sapo kisha përfunduar universitetin dhe isha diplomuar në gazetari, të cilën pasi mësova për shtatzëninë mendova se nuk do ta përdorja kurrë.

Kur isha 4-5 muajshe përplasa makinën, zbrita një kodër me shpejtësi në shi, kalova tabelën 40km në orë me shpejtësi më të lartë. Kalova muajt duke riparuar makinën, pa qenë në dijeni të stresit të mundshëm që po i shkaktoja fetusit në stomakun tim.

Kisha shtuar 11 kg për 6 javë, por mendova se e kisha ngaqë haja ushqim të keq që kur isha shpërngulur nga shtëpia.

Kur bëra analizat te mjeku, ai u kthye me një fytyrë shumë serioze dhe mendova se kisha ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme. Mjeku më tha që rezultati doli pozitiv dhe se duhet të vendosja nëse do ta vazhdoja apo do ta ndërprisja.

U habita nga kjo pyetje se kush të pranojë të vazhdojë një sëmundje të shpifur dhe e pyeta se çfarë kishte dalë pozitive. Testi i shtatzënisë më tha, duke bërë që frymëmarrja ime të shpeshtohej dhe të kisha ndjesi mbytëse bnë fyt. Nuk kishte mundësi sepse përdorja kontraceptivë dhe nuk kisha partner prej disa muajsh.

Gjatë shtatzënisë kisha abuzuar shumë me alkoolin, ushqimin dhe duhanin. Kur i tregova babit menduam të gjitha mundësitë, si abortin apo dhënien e fëmijës për adoptim, por vendosa ta mbaj.

Pas disa problemesh në sallën e lindjes, solla në jetë djalin tim, Isaac. Jeta ime ndryshoi, u izolova nga shoqëria e universitetit. M’u deshën vite që t’i rindërtoja këto marrëdhënie, por jo të gjitha.

Tanimë kanë kaluar 3 vjet nga momenti që zbulova që isha shtatzënë, por më duket si një jetë e tërë. Humba pjesën më të madhe të shtatzënisë, për të cilën disa thonë që jam me fat, ndërsa të tjerë që s’jam.

Por nëse do të më duhej të ktheja kohën pas dhe të ndryshoja diçka, do të ishte të mos veja në dyshim sesi shoqet e mamit nuk e kuptonin që ishin shtatzënë”.

Zasha Whiteaway-Wilkinson e përmbylli historinë e shtatzënisë duke dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm:

“Mund t’i ndodhë të gjithëve, ndaj më mirë se t’i paragjykoni, jepuni një filxhan çaj dhe një përqafim”./tvklan.al