obama-kastroBarack Obama dhe Raul Castro shtrëngojnë duart në samitin e 7 të vendeve amerikane në Panama.

Është ky momenti historik që shënon nisjen e një ere të re në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe shtetit komunist.

Ndryshe nga samitet e kaluara, kur Washingtoni kundërshtonte pjesëmarrjen e Kubës dhe shteti komunist kritikonte ashpër sanksionet amerikane, këtë herë tonet ishin miqësore.

Madje Presidenti amerikan premtoi se nuk do të ketë më sanksione ndaj vendeve të Amerikës Latine.

Barack Obama – Presidenti i SHBA: “Ne respektojmë dallimet mes vendeve tona. Ditët kur Shtetet e Bashkuara ndërhynin pa u ndëshkuar në punët e këtyre vendeve, tashmë kanë kaluar”.

Pas 54 vitesh, Washingtoni dhe Havana do të shkëmbejnë ambasadorët. Obama shprehu angazhimin për krijimin e një mjedisi që do të përmirësojë jetën e kubanëve.

Optimist për ndryshime ishte edhe Presidenti bolivian Evo Morales, i cili nuk harroi përshëndetjen me grusht, në hyrje të hotelit ku mbahej samiti.

Ai u shpreh se besonte se Washingtoni do të niste aplikimin e politikave neo – liberale.

I pakënaqur vijon të jetë Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro. Veç sanksioneve të ashpra, Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv, ku Venezuela konsiderohej një kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Tv Klan