Një shtrëngim i dobët i duarve mund të jetë një paralajmërim i diabetit të tipit 2 në vitet pasardhëse të jetës suaj, ka zbuluar një studim.

Shkencëtarët nga Bristol dhe Finlanda testuan 776 njerëz mbi 20 vjet. Ata zbuluan se njerëzit që shtrëngonin fort dorën, kishin rrezik shumë të ulët të diabetit të tipit 2.

Pacientëve iu kërkua të shtrëngonin dorezat e dinamometrit me dorën e tyre dominuese dhe të ushtronin forcën maksimale për 5 sekonda.

“Për të vënë re nëse e shtrëngoni fort dorën apo jo, është një procedurë shumë e thjeshtë. Nuk kërkon ekspertizë apo para. Mund ta provoni këtë mënyrë të lehtë për identifikimin e hershëm të rrezikut të diabetit të tipit 2 në të ardhmen”, është shprehur autori kryesor, Dr Setor Kunutsor.

Diabeti është shkaku i nëntë më i madh i vdekjeve në botë. Forca e zvogëluar e muskujve ka qenë e lidhur me vdekjen e hershme, sëmundjet kardiovaskulare dhe aftësinë e kufizuar. /tvklan.al