Kryeministri Edi Rama ka vendosur të forcojë akoma më shumë masat për të ndaluar daljen e këmbësorëve në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë bën me dije se duke filluar nga dita e nesërme do të kufizohet akoma më shumë orari për këmbësorët që të mos dalin në rrugë.

Sipas këtyre masave të reja, këmbësorët do të lejohet që të dalin vetëm në oraret 06:00 me 10:00 gjatë paradites, dhe pasdite në fashën 16:00 me 18:00.

Po kështu, do të ndalohet edhe ecja në trotuare me persona të tjerë në krah. Kushdo që shkel këto rregulla, do të gjobitet me 100 mijë Lekë të vjetra.

Kryeministri Rama: “Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh. Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00.

Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah! Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihmë shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte! Boll! Një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë”! /tvklan.al