Ngjarja më e rëndësishme astrologjike e javës ëhtë Hëna e re në Gaforre, e cila aktivizon iniciativën, krijimtarinë dhe ambicien. Është një thirrje për synimet, projektet dhe aventurat e reja, të cilat nxiten nga energjia pozitive. Astrologia Krisanthi Kallojeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thekson se për të gjitha shenjat është një javë e mirë, por triumfues janë Peshqit.

Krisanthi Kallojeri: Shenja më me fat e kësaj jave e kësaj jave janë Peshqit. Më të aktivizuar janë Dashi dhe Gaforrja, por për arsye se mund të veprojnë në mënyrë impulsive dhe të nxituar, me hiperbolizim, të lindurit  në ditët e fundit  të shenjës kanë disa vështirësi ndaj më të favorizuarit janë Peshqit. Kemi një javë të pasur me aspekte astrologjike që e bëjnë interesante dhe aktive.

Kryesorja për këtë javë është Hëna e re në shenjën e Gaforres, e cila ndodhet në shenjën e pestë të Peshqve, shtëpia që lidhet me dashurinë, krijimtarinë, fatin, mënyrën si të kalojnë bukur. Gaforret janë shumë mirë këtë javë, ka një Hënë të re shumë optimiste, entuziaste dhe premtuese. Fillimet e reja që do të bëhen në këtë Hënë të re do të kenë një sukses të garantuar nëse do të bëjmë hapjen brenda mundësive tona, si thotë populli “të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin”. Të bëjmë lëvizje të matura, pa ekzagjerim dhe do  kemi sukses.

Kujdes në tre ditët e fundit të javës sepse ka tendenca për konflikte, ndarje, aksidente, akte terroriste në disa vende si dhe për fenomene natyrore të vështira. Duhet të jemi gjakftohtë, të mos nxitohemi dhe të mos veprojmë nën ndikimin e ndjenjave negative. Sot mund të veprohet, e enjtja dhe e mërkura janë shumë të mira për të gjithë, ndërsa në fundjavë duhet të jemi të matur. Të jenë të kujdesshëm të lindurit në 4-5 ditët e fundit të Dashit, Gaforres, Peshores dhe Bricjapit sepse kanë vështirësitë e fundit dhe do të çlirohen nga çfarë kanë kaluar në vitet e mëparshme. Të bëjnë pak durim dhe mbarojnë edhe ato vështirësi./tvklan.al