114 pacientë të shtruar, 4 të intubuar

Në dy spitalet Covid në vend, këtë të enjte janë 114 pacientë që po marrin ndihmë mjekësorë.

Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë thanë për Tv Klan se 19 pacienë janë në terapi intesive dhe 4 të intubuar, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mes të shtruarve në të dy spitalet ka edhe mosha të reja, të cilët kanë pasur komplikacione për shkak të Covid -19.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar, pasi tamponi ka dalë negativ, ndërsa skaneri i mushkërive tregon vatra në pulmone.

Të shtruarit po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Tv Klan