Kejsi Jazxhi është konkurrentja e dytë që largohet nga kategoria e vajzave në “X Factor Albania”, e cila ndodhet nën kujdesin e Elhaida Danit. Konkurrentja me flokët e gjelbër dhe zërin unik ndërpreu garën pas sfidës së dyfishtë në natën e gjashtë të spektaklit të talenteve në Tv Klan.
Tashmë në skuadrën e vajzave kanë mbetur Wendy, Anisa dhe Kleansa. Në një bisedë me “Rudina” pas eliminimit, Kejsi shprehet se uron më të mirën për të gjithë, por mes tyre ka një emër që e sheh si fituese.
Kejsi Jazxhi: Për mua do ishte dëshirë e madhe që ta fitonte një nga vajzat, pse jo Anisa.
Rudina Magjistari: Kështu që do presim dhe do të shohim si do të shkojë.
Kejsi Jazxhi: Do të doja shumë. Anisa ka një shtrirje vokale që ia kanë zili të gjithë aty. Është fantastike dhe shpresoj që… i uroj më të mirën të gjithë gocave aty, të trijave por…
Rudina Magjistari: Ti do doje që ta fitonte ajo. I urojmë shumë fat Anisës.
Kejsi Jazxhi: Aty e meritojnë të gjithë./tvklan.al