Shkak janë bërë mosmarrëveshjet me Francën për shkak të paktit “AUKUS”

Raundi i bisedimeve të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe Australisë është shtyrë në vazhdën e mosmarrëveshjeve mbi vendimin e Canberra për të anuluar marrëveshjen shumë miliardëshe të nëndetëseve franceze.

Raundi tregtar i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë është shtyrë për një muaj, deri në Nëntor“, tha një zyrtar i BE-së në Canberra, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e paktit. Bashkimi Europian është partneri i tretë më i madh tregtar i Australisë. Ky raund bisedimesh që është shtyrë duhej të mbulonte fushat për tregtinë, shërbimet, investimet dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Një zyrtar i BE-së  tha se shtyrja nuk nënkupton përfundimin e negociatave dhe se palët do të vazhdojnë të punojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje. Vendimi i muajit të kaluar nga australianët të cilët anuluan marrëveshjen ekzituese me Francën për shkak të aleancës së re me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe shkaktoi një përplasje të madhe diplomatike.

Klan News