Shtyhen hetimet për skandalin e DH Albania – TV KLAN

Shtyhen hetimet për skandalin e DH Albania

Prokuroria pret përgjigje nga SHBA për letërporositë

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës për skandalin e kompanisë DH Albania, e cila me dokumente të falsifikuara fitoi tenderin e ndërtimit të lotit të parë të Unazës së Re dhe linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi, janë shtyrë me 3 muaj të tjerë.

Prokuroret janë duke kryer disa veprime të tjera hetimore, si dhe janë në pritje të letërporosive nga Shtetet e Bashkuara, ku është kërkuar informacion për kompaninë dhe mënyrën e themelimit të saj në shtetin e Delawere.

Hetuesit kanë dyshime se të dhënat e kompanisë mëmë të DH Albania, me origjinë në këtë parajsë fiskale, të jenë të falsifikuara. Prokuroria e Tiranës dyshon se falsifikimi i dokumenteve është bërë në vendin tonë, pasi në shtetit e Delawere-it, ajo është regjistruar në 25 Qershor 2018 dhe jo në vitin 1998.

Gjithashtu, edhe bilanci i firmës është falsifikuar në vendim tonë, sëbashku me firmën e Sekretarit të Shtetit të Delawere-it. Edhe noterizimi i dokumenteve në Amerikë është bërë nga një noter, i cili nuk ekziston.

I vetmi person për të cilin është kërkuar arrestimi nga Prokuroria është Avdjol Dobi. 26-vjeçari rezulton të jete përfaqësuesi i vetëm i kësaj kompanie, e cila fitoi tender me vlerë 30 milionë Euro nga shtetit shqiptar.

Prej Dhjetorit të vitit të kaluar nuk dihet asgjë se ku ai ndodhet. Dëshmia e tij është e rëndësishme, pasi mund të çojë në identifikimin e personave të përfshirë në këtë skandal.

Grupi hetimor mori në pyetje ish-Drejtorin e Autoritetit Rrugor, Afrim Qëndro dhe atë të OST, Klodian Gradeci. Të dy ish-drejtuesit mohuan të kenë kryer shkelje gjatë procedurave të tenderimit.

Tv Klan

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione