Denaj: Do të paguajmë qiratë, do të prekim edhe shpenzimet korrente

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke përgatitur një fond për të përballuar qiratë e një pjese të familjeve që kanë mbetur të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministrja Anila Denaj tha se një pjesë do të sigurohet nga buxheti i bonuseve të qirave, që jepen për personat që preken nga shpronësimi, dhe pagesa e qirasë do të bëhet për muajin dhjetor dhe për muajt e tjerë të vitit të ardhshëm.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj sqaroi se fatura financiare për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti nuk është llogaritur akoma, por tha se një pjesë do të përballohet  nga buxheti i shtetit.

Ministritë po evidentojnë listën e investimeve publike që mund të shtyhen me një vit, ndërsa ndërhyrje do të ketë edhe te zëri i shpenzimeve korrente, të cilat janë fonde për pagat, pensionet dhe shpenzimet e administratës publike.

Pas llogaritjes së faturës së dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, buxheti i këtij viti dhe ai 2020 do të rishikohen. Ndërtesat e para që do të rindërtohen do të jenë institucionet arsimore.

TV Klan