Shtyhen me 1 vit lojërat olimpike “Tokio 2020”

Shtyhen me 1 vit lojërat olimpike “Tokio 2020”

16:10 24/03/2020

Vendimi, pas shtimit të rasteve me Covid-19

Lojërat olimpike të parashikuara për t’u mbajtur në Tokio këtë verë do të shtyhen për vitin e ardhshëm. Lajmin e ka dhënë kryeministri japonez Shinzo Abe, i cili pas një bisede me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar kanë rënë dakord që sportistët të mos rrezikohen në një periudhë të tillë.

“Lojërat olimpike nuk do të anulohen. Ato do të shtyhen për të mirën e atletëve dhe për të mirë të garës. Kemi rënë dakord me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Bah, që lojërat të mbahen në vitin 2021. Do të mbetemi në kontakt të ngushtë në mënyrë që të kemi mundësinë që lojërat olimpike dhe paralimpike të jenë të plota që të tregojmë se njerëzimi e ka kaluar koronavirusin”.

Në mbarë botën ka më shumë se 375,000 raste të regjistruara si pozitivë me Covid-19 dhe numri i tyre po rritet nga ora në orë.

Më herët shtete si Britania, Kanadaja e Australia kërcënuan se nuk do t’i dërgonin ekipet e tyre olimpike për të marrë pjesë nëse nuk do të vendosej shtyrja e lojërave të Tokios.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi