Mbetet kufizimi i lëvizjes pas orës 22:00, universitetet online

Nëse do të duhet të dilni pas orës 22:00 nga shtëpia , duhet të vazhdoni të aplikoni për leje të posaçme, pasi komiteti i ekspertëve ka vendosur që të shtyjë me një afat të pacaktuar orën policore. Të gjitha rregullat e përcaktuara tre jave më parë do të jenë në fuqi deri në një vendim të dytë nga ana e komitetit.

Do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet e ceremonive mortore, përtej atyre familjare. Do të vazhdoje të jetë në fuqi pa afat kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-6:00, ku përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Do të vijojë të ketë kufizim të bareve, restoranteve, fast food, nga ora 22:00-6:00, përveç shërbimit delivery”.

Vendimi i ekspertëve erdhi pas analizimit të situatës që duket se nuk është shume e ndryshme sa disa jave më parë.

“Vendi sërish po përvijon me intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit. Incidenca dy javore është 347 raste për 100,000 banorë, edhe pse ka një tendencë në ulje e rasteve pozitive në javën e fundit. Kemi transmetim komunitar. Qarku me peshën më të madhe të rasteve vijon të jetë Tirana, ndjekur nga Gjirokastra dhe qarku Lezhë.

Ekspertët kanë vlerësuar se situata në shkolla dhe kopshte nuk është problematike dhe nuk ka vatra të virusit, por mësimi do të vijoj i alternuar për disa klasa siç është përcaktuar.

Tv Klan